VIDEO: Ja shtigjet ku kalon “Rruga e Abrit”, çereku i saj u ndërtua nga Berisha

Ministri  i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka publikuar projektin vizual të “Rrugës së Arbrit”, ku ¼-ta e saj është ndërtuar nga ana e qeverisë “Berisha” në vitin 2011.

Edi Rama shpalli në Dibër ku mblodhi dhe qeverinë, nisjen e kësaj rruge të premtuar nga të gjithë në çdo zgjedhje.

Nga 60 kilometra që parashikon projekti i rrugës, 25 janë ndërtuar, nga Qafa e Buallit deri tek Ura e Çerenecit dhe 5.6 km të ndërtuara në Fshat të Matit.

Qeveria ja ka dhënë të drejtën e ndërtimit kompanisë “Gjoka”, e cila do ta bëjë me fondet e veta dhe më pas do t’i marrë ato me këste nga buxheti i shtetit.

Në videon bashkëngjitur shikohet rruga që përshkon kjo autostradë e cila pritet të ndërtohet dhe ka qenë një nga lojrat politike të propagandës për mbi 20 vjet.

Kostoja e rrugës është rreth 200 milionë euro.

“Rruga e Arbrit” do të jetë shumë e rëndësishme edhe për shqiptarët e Maqedonisë, pasi ata nuk do të kenë nevojë të zbresin në Strugë duke kaluar nëpër Korçë për të ardhur në Tiranë e Durrës, por me anë të kësaj autostrade ata nga Shkupi, Tetova, Gostivari apo Dibra udhëtojnë në bregdet shumë më shpejt.

/tesheshi.com/