VIDEO/ Aksidenti në aksin Shkup – Tetovë, viktimat fiksohen në shifrën 13

Më poshtë janë pamjet e aksidentit të rëndë në aksin Shkup-Tetovë, ndodhur në orët e pasdites së të mërkurës, me operacione nxjerrje e shpëtimi parasgjerësh deri në orët e mbrëmjes.

Ka qenë një autobus i kompanisë “Durmo Turs” me targa të Gostivarit, i cili ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë e përfunduar nën rrugën e vjetër, atë që është pa pagesë.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital – raporton Alsat-M.  Për fat, as me viktimave e as mes të lënduarve nuk ka patur fëmijë.

Vetë shoferi i autobusit ka shpëtuar dhe sipas shpjegimit të tij lidhur me shkakun, ka qenë plasja e gomës ajo që ka çuar në humbjen e kontrollit të drejtimit. /tesheshi.com/  

Aksidentohet autobusi ne autostraden Shkup Tetove

Aksidentohet autobusi ne autostraden Shkup Tetove

Posted by Alsat on Wednesday, February 13, 2019

auto pjese dak

Related posts