Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vetëvendosje vendos: s’ka qeveri pa zgjedhje!

Vetëvendosje jep sinjal se nuk do lejojë krijimin një tjetër qeverisjeje, pra atë me kryeministër Abdullah Hotin nga LDK, mandatuar nga Thaçi, që do thotë pra se nuk  do e njohë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese.

Së paku kjo është lënë e nënkupuar, pasi nga selia e VV-së,  Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmeti, tha kjo forcë do ta nisë një peticion për të kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike, zgjedhjet janë paqësore dhe demokratike. Ato janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi. Peticioni do të jetë i stërmadh”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se VV nuk do të lejojë “qeveri pa zgjedhje”.

Eshtë pikërisht kjo frazëe fundit e cila e komplikon situatën, pasi pëkthehet si mosbindje nga verdiktit të Kushtetueses.

“Çka tjetër mund të prisnim nga një gjykatë ku gjyqtarët e saj janë të dënuar për korrupsion?”, tha më tej Haxhimehmeti.

Nga ana tjetër, Liburn Aliu, po nga VV, tha se ” Vetëvendosje në seancën që do të mbahet për themelimin e qeverisë së re do të jetë kundër”.

Kjo lë akoma paqartësi mbi faktin nëse Vetëvendosje nuk do pranojë dorëzimin e qeverisë, apo do e dorëzojë dhe do vijojë aksionin e saj drejt zgjedhjeve të reja.

“Zgjedhjet janë mënyra e vetme e marrjes së një legjitimiteti të ri, le të garojmë në zgjedhje dhe populli të vendosë së çfarë lloj shteti dhe qeverisje dëshiron”, tha Aliu. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com