Vetëvendosje ndahet edhe zyrtarisht: 12 deputetë të ikur formojnë grup të ri parlamentar

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht është ndarë në dysh pas përçarjeve që plasën në këtë parti muajt e fundit. 12  deputetë të dorëhequr nga ajo kanë dorëzuar sot edhe zyrtarisht kërkesën për formimin e grupit të tyre parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP).

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina. Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu.

Me miratimin nga Kryesia e Kuvendit që të krijohet ky grup i ri parlamentar, dhe me shkuarjen Donika Kadaj-Bujupiit në AAK, do të thotë se Vetëvendosje nuk do të jetë më gupi më i madh parlamentar, pasi nga 32 deputetë tashmë ka 19.

Vendin e saj tashmë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës me 27 ulëse, e dyta Partia Demokratike e Kosovës me 23 vende, VV-ja e treta, Grupi i Ri Parlamentar do të jetë i katërti, Lista Serbe e pesta, AAK-ja e gjashta dhe më pas NISMA. /tesheshi.com/

Related posts