728 x 90 Leaderboard

Veriu i Kosovës regjistron pronat private si të Serbisë

Përkundër se krerët e Kosovës vazhdimisht flasin për shtrirje të sovranitet në Veri të Mitorvicës, situata në terren i dematon ata.

Autoritetet komunale që kanë marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve që i ka organizuar Kosova, nuk kanë themeluar fare zyra që pajisin qytetarët me certifikata për pronën e tyre, duke i konsideruar kështu legjitime vetëm ato që lëshohen nga strukturat ilegale.

Është vetëm një autoritet që lëshon certifikata të pronësisë në veriun e Kosovës të banuar me serbë. Është ky Enti Gjeodezik Republikan i Serbisë. Dokumentet që merren në njësitë e këtij institucioni, të shtrira në komunat Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan, “dëshmojnë” se pronat janë pjesë e territorit të Serbisë, shkruan “Koha Ditore”.

Këto njësi veprojnë në kuadër të administratave komunale paralele, të emëruara dhe financuara nga Serbia. /tesheshi.com/

Related posts