728 x 90 Leaderboard

Varrimi i Kacifasit, Tcipras “derdh lotët” e tij. Rama: për derrat e gomerët e çdo vendi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar “si padashje” ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas, ngacmuar nga një komentues. Për Ramën, ata shtetas grekë të cilët iu qasën të ndjerit duke e parë si hero, e ceremonisë së varrimit me thirrje nacionaliste, kanë fyer në rradhë të parë flamurin e vet.

“Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote
mos e perdor termin ‘greku’, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane ‘greku’, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk ‘flliqet’ nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri Tsipras, edhe pse i vetëpërmbajtur, të enjten e “lëshoi” veten duke u bërë krah atyre që vuajtën humbjen e Kacfasit në kontekst nacionalist.

Sot është një ditë zie për familjen Kacifas dhe minoritetin. Hidhërimi dhe zemërimi i tyre është i përligjur. Dhe nuk dua të debatoj për këtë. Greqia bëri që nga momenti i parë atë që duhej të bënte. Do të na jepet një raport i plotë për shkaqet e kësaj ngjarjeje shumë të padëshirueshme. Kjo ngjarje na ka bërë të harrojmë se në Bularat atë ditë kishim varrimin e eshtrave të heronjve tanë të rënë në Shqipëri, me praninë e ministres greke të Kulturës. Duhet të avancojmë në hapa të tjerë, kështu që t’i jepen minoritetit në Shqipëri gjithë sa i takojnë”, u shpreh kryeu i qeverisë greke. /tesheshi.com/


 

Related posts