728 x 90 Leaderboard

Van Gaal nuk do të kthehet më të drejtojë një skuadër, lë karrierën si trajner

Holandezi Louis van Gaal, njëri prej trajnerëve më të njohur në botë, është prej muajsh pa punë, që prej largimit nga Mançester Junajtedi. Një sërë arsyesh, mes të cilave ato familjare, ngjan ta kenë bindur 65-vjeçarin që të mos kthehet më të drejtojë një skuadër.

“Tani besoj se nuk do të kthehem më,” bëhet e ditur të ketë thënë ai në media.

Pasi la Mançesterin, Van Gaal deklaroi se ishte i interesuar të bënte detyrën e trajnerit, por vdekja e të shoqit të së bijës jo shumë kohë përpara raportohet të ketë ndikuar fort në vendimin.

Van Gaal ka patur një karrierë të suksesshme si trajner. Në fillim të viteve ’90 të shekullit të shkuar ai do të merrte drejtimin e Ajaksit, me të cilin fitoi tre kampionate kombëtare në Holandë dhe një trofe të Kupës së Kampionëve.

Për ta vijuar aktivitetin trajnues te Barcelona, ku fitoi dy tituj të La Ligës, një trofe të Kupës së Mbretit, si dhe Superkupën e UEFA-s.

Një ndalesë tjetër e tij ishte Bajerni i Mynihut, të cilin e çoi gjer në finalen e Champions League-s në vitin e tij të parë në detyrë. Trofetë e dyfishta në kampionat e në kupë u pasuan nga shkarkimi afër fundit të sezonit 2010-2011.

Te Mançester Junajtedi ai kaloi dy vite jo të lehta, për t’u zëvendësuar nga Mourinho muaj më parë edhe pse ekipi fitoi në finalen e FA CUP-it.

Holanda ka qenë një tjetër etapë e karrierës së tij. Van Gaal e drejtoi përfaqësuesen holandeze në dy kohë të ndryshme. Kulmin e pati në Botërorin e 2014-s, kur e çoi Holandën gjer në gjysmëfinale. /tesheshi.com/

Related posts