Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Vaksina, rusët: e jona është gati, mjekët dhe mësuesit do marrin të parët

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko deklaroi se provat klinike të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Ruse Gamaleja kanë përfunduar.

“Testimet klinike të vaksinës kanë përfunduar dhe dokumentet për procedurën e regjistrimit tani janë duke u përgatitur,” u tha Murashko gazetarëve.

Ai theksoi se pas regjistrimit të vaksinës, punënjësit shëndetësisë dhe arsimit do të vaksinohen së pari, dhe se ky grup do të jetë më pas nën mbikëqyrjen mjekësore.

Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë së Rusisë planifikon të kryejë një vaksinim masiv nga tetori.

Murashko tha se vaksina për të cilën po punon Instituti Vektor i Virologjisë është në fazën e një provimi klinik, duke përmendur se ata po presin një aplikim për testimin e dy vaksinave të mundshme mbi vullnetarët në dy muajt e ardhshëm.

Në mënyrë që kjo vaksinë të përdoret më gjerësisht, duhet të testohet më parë te njerëzit në tre faza. Në fazën e parë të provave klinike, një numër i vogël i vullnetarëve të shëndetshëm testohen për të parë nëse vaksina është e sigurt dhe a shihen efektet anësore të mundshme.

Në fazën e dytë, efektiviteti i vaksinës, besueshmëria e së cilës tashmë është konfirmuar,testohet mbi më shumë se 100 njerëz. Në fazën e tretë dhe të fundit, e njëjta procedurë përsëritet me disa mijëra njerëz. I gjithë procesi mund të zgjasë muaj apo edhe vite.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) që nga 28 korriku, 25 kandidatë për vaksinën kundër COVID-19 janë në fazën e zhvillimit paraklinik, dhe 139 kandidatë për vaksinë janë në fazën e provës klinike. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts