Unike në futbollin europian: një finale angleze edhe në Europa League

Një tjetër suprizë ka ofruar futbolli europian, një tjetër rast unik, pasi një jetër finale angleze pas Champions-it pritet të jetë dhe në Europa League, ajo mes Arsenalit dhe Chelsea-t.

Ishte diçka që përflitej 24 orët e fundit, qyshse Tottenham bëri çudinë e madhe duke mposhtur Ajax-in magjik e shkuar në finalen e madhe në përballje me Liverpool. Dhe ka ndodhur. ndërsa Arsenali mposhti Valencian 4-2, Chelsea mundi me 11-metërsha Eintracht e Frankfurtit.

Finalja do të luhet më 29 maj në stadiumin “Olimpiya” në Baku të Azerbajxhanit, dy ditë para finales së Champions-it në Madrid.

Dy finale tërësisht angleze, ndoshta janë dhe pasqyrim i faktit se kampionatin më të bukur për nga rivaliteti, por dhe për dhe futbollin më të bukur, mund ta hasësh sot vetëm në Premier League-n angleze. /tesheshi.com/       

 

auto pjese dak

Related posts