Unifikimi shqiptar në Maqedoni, njeriu i Gruevksit sulmon Ramën: e bëri për marketing politik

Ish-ministri i punëve të jashtme dhe deputet i partisë maqedonase VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski, platformën e përbashkët të partive shqiptare e ka quajtur marketing politik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ai madje ka akuzuar se angazhimi i Ramës në përpilimin e platformës është kundër principeve të Kombeve të Bashkuara dhe paraqet intervenim në punët e brendshme të një shteti sovran.

Sipas Milloshoksit, partitë politike shqiptare para opinionit dolën sikur nuk kanë kapacitete që të bëjnë një plaftormë dhe se ju duhej mbështetje.

Më tej, eksponenti i VMRO-së  ka folur edhe për Prokurorinë Speciale dhe mundësinë për t’u ndryshuar Kushtetuta.

“Nuk lëvizim nga qëndrimi ynë për PSP-në dhe Kushtetutën. PSP është institucion me porosi, ndërkaq në raport me ndryshimet kushtetuese, nuk kemi as nevojë e as mundësi që ta bëjmë shtetin binacional”, ka thënë Milloshoski në debatin e organizuar nga televizioni “Nova”.

Kjo nuk është hera e parë që përfaqësues i partisë së Gruevksit del kundër unifikimin e kërkesave të shqiptarëve si kusht për formimin e qeverisë së re.

Vetë Gruevski, në intervistën e dhënë për gazetën e përditshme “Dnevnik”, tha se krijimi i platformës së përbashkët të partive shqiptare është krijuar nga të huajt për të lënë VMRO-në jashtë qeverisë.

Kujtojmë se menjëherë pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Maqedoni, partitë shqiptare për herë të parë u dakorduan që të ulen në një tryezë të përbashkët me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me ç’rast pas disa ditësh u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e tyre, ku me anë të disa kërkesave themelore kushtëzojnë hyrjen në qeverinë e re. M. Krasniqi – /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts