Ukrainë, shqiptarët biznes në vendin e luftës

Biznesi shqiptar do të depërtojë në tregun ukrainas me produkte “made in Albania”, ndonëse një shtet në konflikt. Përfaqësuesit e biznesit shqiptarë patën një takim në Kiev me antarët e  Dhomës së Tregtisë të Ukrainës, nga ku shpalosën se çfarë ofrojnë eksportet shqiptare.

Energjitika, turizmi dhe produktet bujqësore kanë qenë pikat kryesore ku është shaqur interes, nga ana e Ukrainës për Shqipërinë.

Po ashtu, interes pati edhe për gështenjën, një produkt i panjohur për tregun ukrainas.

Me përfaqësuesit e biznesit shqiptar diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në fushat e energjitikës, infrastrukturës së gazit dhe fushën e IT. Shprehëm gadishmërinë tonë në eksportin e sheqerit dhe grurit drejt Shqipërisë”, u shpreh Mykhailo Nerpan, zv.president i Dhomës Tregtisë në Ukrainë.

Nga ana tjetër, kreu i Qendrës Shqiptare të  Eksporteve, Alban Zusi tha se vizita konsistonte në promovimin e produkteve shqiptare, pasi deri tani mbërrini përmes ndërmjetësve ballkanike, si dhe tërheqjen e turistëve, por gjatë bashkëbisedimit rezultoi se mes dy shteteve ka më shumë potenciale bashkëpunim.

Sa i takon situatës së luftës në Ukrainë, zv.guvernatori i Donekstut Yugen Vilinsky tha se nuk është arsye për të ndërprerë mundësitë e reja e të bërit biznes.

“Bashkëpunimi ekonomik për ne në situatën ku ndodhemi merr një rëndësi të dorës së parë. E mirëpresim bashkëpunimin mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Donetskut dhe Qendrës Shqiptare të Eksporteve  ”, tha ai.

Në zyrat qëndrore të rajonit të Donekstut u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Donetskut dhe Qendrës Shqiptare e Eksporteve./tesheshi.com/

Related posts