Ujku bëhet qingj: Kim kërkon dialog me Trump

Korea e Veriut ka shpallur qëndrimin e saj politik se kërkon dialog me SHBA-në për denuklearizimin.

Dy Koretë kanë rënë dakord që në prill të mbahet një samit ndërmjet dy liderëve të këtyre vendeve, Kim Jong-un dhe Moon Jae-in.

Pheniani ka bërë të ditur vendimin se synon që të pezullojë aktivitetin e zhvillimit të uraniumit dhe të pezullojë gjithashtu ndërtimin e raketave të reja.

Lajmin e ka bërë të ditur Blu Hause siç quhet presidenca jug-koreane, e cila me entuziazëm shpalli se është arritur një rezultat optimist për shkrirjen e gjakrave dhe uljen e tensioneve.

Chun Eui-yong, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të Koresë së Jugut, bëri të ditur se takimi ndërmjet dy liderëve do të zhvillohet në fshatin që ndodhet në kufi të dy Koreve, Panmunjom. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts