Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

UEFA po heton fyerjen ndaj Ibrahimoviçit në Beograd

UEFA caktoi të martën një hetues disiplinor për të hetuar pretendimet se futbollisti i Milanit Zlatan Ibrahimoviç ishte fyer për arsye racore gjatë një ndeshje me Crvena Zvezda-n të enjten e kaluar në Beograd.

Ibrahimoviçc u ul në tribunë si lojtar rezervë gjatë ndeshjes së parë të 16-es të UEFA Europa League, pas së cilës u shfaqën pamjet që tregonin fyerjen ndaj lojtarit suedez.

Fyerja lidhet me rrënjët etnike të Ibrahimoviç, i cili ka lindur në Suedi, por prindërit e të cilit janë nga Bosnja dhe Kroacia.

Një nga regjistrimet nga ndeshja tregon qartë se një nga të pranishmit në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd duke fyer Ibrahimoviçin, ndër të tjera, me fjalët “vjen erë e keqe”, sipas agjencive.

Përkundër faktit se biletat nuk u shitën për atë ndeshje, për shkak të pandemisë, disa zyrtarë dhe tifozë të Crvena-s ishin në stadium.

Sipas rregullave disiplinore të UEFA-s, klubet që mbajnë ndeshjen janë përgjegjëse për të gjitha incidentet në stadium.

UEFA nuk i dha hetuesit një afat për të raportuar mbi rezultatet e shqyrtimit të akuzave për fyerje raciale. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts