728 x 90 Leaderboard

Udhëtime: Danubi i madh e nis rrjedhën nga një pus në Gjermani

Pikënisja e Danubit të madh që rrjedh për më shumë se 1700 milje, përmes 10 vendeve në rrugëtimin drejt detit të Zi, mund të gjendet në një qytet të vogël, Donaueschingen në Gjermani.

Edhe pse Donaueschingen është një qytet i vjetër tërheqës, atraksioni i vetëm i vërtetë turistik në të është Donauquelle, burimi i Danubit (Donau në gjermanisht), që shënohet nga një pellg-pus i vogël uji blu. Baseni është i rrethuar nga një gardh hekuri të rrahur dhe nga një grup statujash alegorike të punuara nga Adolf Heer në vitin 1895. Figurat përfaqësojnë Baar-in, rrafshinën e madhe në qendër të Gjermanisë, si një nënë që i tregon fëmijës së vet, Danubit, rrugën drejt botës.

Lumi i Danubit, zyrtarisht, nis në pikën ku takohen dy rrjedhat, Greg dhe Brigach. Sidoqoftë, lokalizimi i burimit të lumit nuk ka kaluar pa kundërshti. Breg, më e madhja e dy rrjedhave që ushqen lumin, e ka origjinën në qytetin Furtwangen, që pretendon se mban vendin e vërtetë të pikënisjes së Danubit. Por, Donaueschingen konsiderohet gjerësisht si burim i Danubit që prej kohës së perandorisë Romake, dhe në vitin 1981 i akordoi pusit në Donaueschingen, vulën e vetme zyrtare të burimit, Donauquelle.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts