U detyrua të heqë hixhabin, gruaja muslimane kompensohet me 85 mijë dollare

Një grua myslimane në Kaliforni është kompensuar me 85,000 dollarë, pasi ishte detyruar që të heqë hixhabin e saj nga policia.

Në padinë e saj të paraqitur në vitin 2016 kundër qytetit të Long Beach, Kirsty Powell tha se një oficer policie ia kishte hequr me forcë shaminë para oficerëve të tjerë meshkuj dhe të burgosurve, duke i thënë asaj se nuk “i lejohet që të mbajë hixhabin”.

 

Policia i kishte thënë gruas afrikano-amerikane se “policëve u lejohej të preknin gratë”, dhe si rezultat ajo kishte “vuajtuar dhe vazhdon të vuajë nga turpi, poshtërimi, ankthi mendor dhe shqetësimi emocional”, shkruan në padinë e ngritur nga Këshilli mbi marrëdhëniet amerikano-islamike (CAIR) në emër të Powell.

 

Ajo shtoi se gjatë përvojës së saj të vështirë, “ajo ishte detyruar që të ulet në një qeli, e ndjerë, e shqetësuar, e prekur emocionalisht dhe ‘e zhveshur’ pa shaminë e saj para gjithë atyre që kalonin atypari”.

 

“Vërtetë nuk ka asnjë justifikim për heqjen e mbulesës fetare të një personi,” tha avokati i Powell, Marwa Rifahie.

 

Departamenti ka ndryshuar rregulloren mbi veshjet fetare. Tani thuhet se vetëm oficeret femra mund të heqin shamitë e kokës, larg oficerëve dhe të burgosurve meshkuj, dhe vetëm “kur është e nevojshme për sigurinë e oficerëve”.

Rasti i Powell filloi në vitin 2015, kur ajo u arrestua gjatë ngasjes së një automjeti në Bulevardin Long Beach bashkë me bashkëshortin e saj.

/tesheshi.com/