728 x 90 Leaderboard

Tusk: kemi të dhëna për 3 milionë refugjatë të tjerë sirianë, Erdogan e konfirmoi në Bruksel

Turqia paralajmëroi Bashkimin Europian se me miliona refugjatë të tjerë mund të largohen nga Siria, pas intensifikimit të konfliktit në këtë vend. Kështu tha presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili shtoi se angazhimi i Rusisë dhe i Iranit në Siri po e bën më të mundshme fitoren e presidentit Bashar al Assad.

 

Sipas vlerësimeve turke, edhe tre milionë refugjatë të tjerë mund të largohen nga Aleppo dhe zonat përreth. Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin thotë se nuk ka informata deri tani për fluks të ri refugjatësh nga Siria.

 

Në një fjalim në parlamentin Europian, Tusk tha se gjatë vizitave që kishte kryer në rajon, të gjithë me ata që kishte folur, presidentë apo refugjatë nëpër kampe, në Turqi, Jordani apo Egjipt e kishin paralajmëruar për një gjë: fitorja e mundshme e Assad ka më shumë gjasa tashmë që në konflikt është angazhuar Rusia dhe Irani e kjo do të rezultojë me një valë të re refugjatësh.

 

“Mesazhi u konfirmua dje nga kryeministri turk, Erdogan. Sipas vlerësimit të autoriteteve turke, edhe tre milionë refugjatë të tjerë mund të mbërrijnë nga Aleppo dhe zona përreth”, tha Tusk.

 

Tusk foli edhe për takimin me Erdogan në Bruksel, me të cilën liderët e BE-së kanë rënë dakord të finalizojnë një plan veprimi për të përballuar krizën e refugjatëve.

 

Por, korrespondentët thonë se plane të tilla mund të mos vihen kurrë në zbatim nëse miliona refugjatë të tjerë largohen nga lufta civile në Siri. /tesheshi.com/

Related posts