728 x 90 Leaderboard

Trump përplaset me Macron për koston e Sirisë: s’paguaj asnjë cent, situatën ta zgjidhin sauditët dhe aleatët

Donald Trump është përplasur me presidentin francez Emannuel Macron për Sirinë.

Kreu i Elysee-së i ka deklaruar në një intervistë se e ka bindur presidentin e SHBA-së që të qëndrojnë trupat amerikane në Siri, por ka marrë një  përgënjeshtrim të prerë nga Uashingtoni.

Është vetë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders që tha se nuk është aspak e vërtetë që Trump ka ndryshuar mendjen për Sirinë.

“Presidenti i SHBA pret që aktorët rajonal dhe aleatët e Amerikës të marrin përgjegjësi më të madhe si financiare por edhe politiko-ushtarake për të menaxhuar Lindjen e Mesme. Amerika nuk do të merret me këtë punë”.

Shtëpia e Bardhë edhe pse nuk citon Macron, bëhet e ditur se Trump është irrituar mjaft nga intervista e kolegut të tij francez.

Macron ka arritur që t’i pëlqejë mjaft miliarderit që drejton Shtëpinë e Bardhë, pasi i duket si një menaxher që di ta kuptojë. Por këtë radhë duket se gjërat nuk kanë funksionuar.

Trump ka kërkuar që të gjitha shpenzimet financiare të SHBA-së jo vetëm në Siri, por në të gjithë Lindjen e Mesme t’i paguajë lek për lek Arabia Saudite.

Vetë princi i Kurorës, Muhamed Bin Selman që vizitoi javën e shkuar Uashingtonin, bëri të ditur gatishmërinë e Riadit për të paguar të paktën 1 miliardë dollarë. /tesheshi.com/

 

Related posts