Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Trump: nuk kam dashur vrasjen e Bashar al Assadit

Presidenti Donald Trump tha se ai nuk ka kërkuar vrasjen e liderit sirian Bashar al-Asad, duke mohuar akuzat pretendimet e gazetarit Bob Woodward në një libër të tij “Frika: Trump në Shtëpinë e Bardhë”.

Trump u tha gazetarëve se vrasja e mundshme e Asadit “nuk është diskutuar kurrë”.

“Nuk është menduar kurrë, as nuk do të mendohet,” tha Trump, duke shtuar se libri i Woodward ishte një trillim.

Gazetari amerikan shkroi në libër që Trump donte që Assad të vdiste vitin e kaluar, por ministri i mbrojtjes James Mattis injoroi kërkesën e tij.

Trump tha gjithashtu se SHBA do të ishin shumë të zemëruar nëse do të kishte një masakër në provincën siriane të Idlibit.

“Nuk mund të ketë një masakër në Idlib. Nëse kjo ndodh, bota do të jetë shumë, shumë e zemëruar. Dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë, shumë të zemëruar”, tha Trump.

Libri i gazetarit Bob Woodward, i cili zbuloi rolin e Richard Nixon në skandalin e Watergate në vitet 1970, do të dalë më 11 shtator dhe publikohet nga Washington Post. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com