Trump anullon vajtjen në Davos: nuk ma lejon situata

Presidenti Trump njoftoi në Twitter se anuloi udhëtimin për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos për shkak të bllokadës së pjesshme të qeverisë.

Ai duhet të shkonte në Zvicër më 21 janar.

Trump tha se udhëtimi u anullua për shkak të “paqëndrueshmërisë” së demokratëve mbi sigurinë kufitare, pasi presidenti dhe demokratët amerikanë janë në një pozitë të vështirë për të financuar murin që Trump dëshiron të ndërtojë në kufirin me Meksikën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka dërguar “përshëndetjet dhe një ndjesë” në forum.

Ai u tha gazetarëve më parë se dëshironte të merrte pjesë, por bllokada nuk ia lejonte.

Ndërsa pjesëmarrja në zyrtarëve të tjerë të adminitraës amerikane nuk është anuluar.

Por vendimi i Trump vjen dhe pas faktit se zyrtarët në Davos miratuan një protestë nga socialistët e rinj kundër tij he pjesëmarrësve të tjerë në forum.

E njëjta protestë nuk u miratua vitin e kaluar.

Sipas organizatorëve, protesta donte të shprehte kundërshtimin ndaj Trump, presidentit të ri brazilian Jair Bolson dhe përfaqësuesve të tjerë të tubimit të elitës së pasur në Davos.

Gjatë forumit nga 22 deri më 25 janar do të ketë masa të mëdha sigurie. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts