Tronditëse në Serbi: Ratko Mlladiç frymëzon dhe krimin në familje?

Kur mbi vrasësin e dhjetra besimtarëve në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re po bëhej një skanim mediatik, iu kap si detaj fati që ithtar i tij ishte famëkeqi Ratko Mlladiç.

Si i tillë po trajtohet dhe Goran Jankoviç, 37 vjeç nga Novi Sadi.

Policia në Serbi po e kërkon intensivisht atë, pasi një ditë më parë ai vrau bashkëshorten e tij Mirjana, 31 vjeç, si dhe prindërit e saj, Branislav dhe Nada, përkatësisht 63 dhe 57 vjeç.

Krimi brutal ka tronditur tërë Serbinë dhe, mediat që në të tilla raste bëjnë skanerin e vrasësit, kanë gjetur te ai detaje si ai i të qënit ithtar i Mlladiçit.

Për këtë ka mjaftuar një foto e tij në Facebook, ku shfaqet pikërisht me një  T-shirt me imazhin e një kriminelit famëkeq të ish-luftrave në Jugosllavi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts