Trondit kryepeshkopi australian: më mirë në burg se sa të denoncojë pedofilë në polici

Argjipeshkvi Peter Comensoli i Melburnit ka shokuar të gjithë botën me deklaratën se ai më shumë do të shkonte në burg sesa “të thyejë rregullin e rrëfimit dhe të raportojë pedofilin në polici”.

Ai shtoi se do të shkelte një ligj të sapomiratuar, i cili i bën priftërinjtë tani të detyruar të raportojnë abuzimin seksual për të cilin mësojnë gjatë rrëfimit të besimtarëve.

Të gjithë ata që shkelin ligjin do të shkojnë në burg për tre vjet, veçanërisht nëse nuk raportojnë abuzimin ndaj fëmijëve. Megjithëse kisha në Australi e mbështeti absolutisht ligjin, Arqipeshkvi Peter Comensoli thotë se ai më mirë do preferonte të shkonte në burg.

“Nëse pedofili nuk raporton veten, unë sigurisht që nuk do të shkoj dhe të raportoj në polici. Unë do ta ruaj rregullin e rrëfimit”, tha ai dhe shtoi se ishte gati të shkojë në burg. “Për katolikët, rrëfimi është një takim fetar me një natyrë thellësisht intime. Ai meriton konfidencialitet.”

Ai gjithashtu kërkoi nga qeveria që të mos “cenonte lirinë fetare” dhe kërkoi mbrojtjen e priftërinjve.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë Jill Hennessy tha se mbrojtja e fëmijëve vjen para besimeve fetare: “Në ditët e sotme, të drejtat e fëmijëve janë më të rëndësishme se besimet fetare të të gjithëve”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts