728 x 90 Leaderboard

Triumf kenian në maratonën e Berlinit, thyhet rekordi botëror

Atleti kenian Eliud Kipchoge theu rekordin botëror në Maratonën e 45-të të BMW-së në Berlin. Ai e udhëhoqi garën prej 42.195 kilometrash duke e përshkuar në më pak se dy orë e dy minuta.

Edhe vendi i dytë në Berlin u fitua nga bashkëatdhetari i tij, Amos Kipruto.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit botëror ishte maratona Dennis Kimatto, gjithashtu Kenian, i cili e vendosi rekordin katër vjet më parë në të njëjtën garë në Berlin.

Katër vjet më vonë, 33-vjeçari Kipchoge ishte më i shpejtë në minuta dhe 18 sekonda.

Edhe per femra, fituesese doli ajo e vitit të kaluar, keniania Gladys Cherono me kohën 2:18:11. /tesheshi.com/

 

Related posts