TRENDI/ A po shuhen mediat e mëdha sociale? Tani audienca po kërkon diçka tjetër

Pak prej nesh mendojnë se është e pranueshme që të mund të hyhet në shtëpinë e tjetrit, ta gjuash, ta ofendosh dhe ta cenosh atë në çfarëdo kohe.

Por megjithatë, shumë prej njerëzve përdorin rrjetet sociale çdo ditë, me synimin të abuzimit mbi njerëzit që mbase nuk do t’i takojnë kurrë.

Natyrisht, mediat sociale kanë shumë anë pozitive dhe kanë ndryshuar thellësisht mënyrën se si ndërveprojmë me njëri-tjetrin. Ato kanë krijuar një hapësirë ​​globale në të cilën çdokush mund ta ketë zërin e dëgjuar, gjë e paimagjinueshme një dekadë më parë.

Por ka edhe shenja se njerëzit po ngopen me platforma gjigante, pasi miliarda përdorues po tërhiqen drejt “rrjeteve sociale më të ngrohta” ku bisedojnë me miq në hapësirat e koduara, dhe ku askush tjetër nuk mund të hyjë pa leje. Ky është një trend i cili tashmë është krijuar nga vetë Mark Zuckerberg.

Ai ka promovuar së fundmi një “vizion të fokusuar në privatësi”, që thuhet të jetë e ardhmja e Facebook.

“Njerëzit gjithnjë e më shumë duan të lidhen privatisht me aq njerëz sa ka në dhomën e ndenjes,” tha ai. “Ndërsa mendoj për të ardhmen e internetit, besoj se një platformë komunikimi e orientuar drejt privatësisë do të bëhet edhe më e rëndësishme se platformat e hapura të sotme, paralajmëroi ai.

Ka shumë dëshmi është se ky trend pritet të mbizotëroj në mediat sociale, dhe është nxitur nga një numër faktorësh si bullizmi, shqetësimet mbi privatësinë, e madje edhe shpërndarja në masë enorme e gjuhës së urrejtjes.

Ndërkohë që është e pamundur të parashikohet se si kjo do të ndikojë në të ardhmen, ne e dimë se kanalet e mediave sociale do të evoluojnë, varësisht nga ajo se si ndryshon audienca. Facebook, për shembull, ka rregulluar algoritmin e tyre, duke përfshirë më shumë përmbajtje nga miqtë dhe më pak nga markat.

Ndërkohë që ideja se mediat sociale mund të dalin nga moda apo të zhduken papritmas mund të duket e paimagjinueshme, është e mundur të dallojmë fillimet e një ndryshimi tjetër. Atë të krijimit të mediave specifike sociale, ku bashkohen njerëz me interesa të përbashkëta.

Grupet e leximit të librit, të gatimit, filmit, grupet prindërore, të mbijetuarve nga kanceri, të prindërve me fëmijë me autizëm, të atyre me sindromën DOWN, e shumë grupe të tjera të mbyllura, po bëhen me gjithnjë e më shumë përdorues.

Aty mund të shihen informacione të larmishme, ku problemet adresohen dhe shihen nga ata që me gjasë shfaqin interes të ngjashëm. Mbetet vetëm të shihet se si do të jetë rrjedha e grupeve të tilla shoqerore. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts