Tre shtete arabe shpëtojnë Jordaninë: i dhurojnë 2.5 miliardë dollarë

Tre shtetet e Gjirit u zotua të hënën për të ndihmuar Jordaninë me 2.5 miliardë dollarë, në një përpjekje për të stabilizuar situatën në mbretërinë e cila po përballet me protestat më të mëdha në vitet e fundit për shkak të politikavë shtrënguese fiskale, pas kushtëzimeve nga FMN.

Kuvajti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do ta vendosin shumë në një depozitë në Bankën Qendrore të Jordanisë, ku pjesa më e madhe e donacionit do të shërbejë si garanci nga Banka Botërore.

Gjithashtu, një pjesë e parave do të shpenzohen për fi nancimin e projekteve të zhvillimit, si dhe për përkrahjen buxhetore të qeverisë së Jordanisë.

Është kjo një paketë ndihme e quajtur “Shpresa”, e cila do ketë si synim që të kënaqë si  kreditorët ndërkombëtarë ashtu dhe publikun jordanez.

Granti u miratua pas një takimi mëngjes në Mekë me përfaqsues nga tre vendet. Mbreti Abdullah tha se “Shpresa” të ndihmojë vendin për të kapërcyer krizën fiskale. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts