Tre përbërës kyç për një salcë të mirë me portokall

Përbërësit për salcën:

1 filxhan salcë barbecue

1 filxhan marmaladë portokalli

2 lugë me salcë soje

Për pulën krokante:

3-4 copë gjoks pule

1 filxhan miell

2 vezë

vaj

Përgatitja:

Vendosni përbërësit e salcës në një tigan të vogël dhe vendosini në vatër me nxehtësi të ulët. Lëreni salcën të ziejë për 20 minuta.

Ndërkohë prisni gjokset e pulës në kubikë. Rrihni 2 vezë në një tas dhe në tasin tjetër vendosni përbërësit e thatë. Më pas zhysni pulën fillimisht te vezët më pas mbulojini me miell të zakonshëm ose miell misri.

Në një tigan skuqjeje shtoni vaj dhe copat e pulës dhe skuqini derisa të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtoni copat e pulës që tashmë janë skuqur në tiganin ku është salca dhe i përzieni. Pjata është gati. Ju bëftë mirë!/tesheshi.com/

Related posts