Topi-Nishani, dy ish-presidentë demokratë i “nxjerrin bojën” njëri-tjetrit

Politika shqiptare ka ofruar një tjetër precedent të një etike të munguar, pasi dy ish-presidentë, që të dy ish-kolegë partiakë, Bamir Topi dhe Bujar Nishani, i kanë “nxjerrë bojën” njëri-tjetrit në publik.

Ka qenë Topi i pari, i cili në librin e tij të sapodalë “Nokturn”, ka rrëfyer detaje nga njohja me Nishanin, duke e përshkruar atë si punonjës karburanti.

“Të nesërmen, së bashku me Kujtim Merepezën u nisëm drejt Durrësit dhe në një pikë karburanti pranë Konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes tek Shkëmbi i Kavajës, shikoj dikë që po furnizonte me karburant një autobus që shkonte drejt jugut. –Kujtim, shko e pyet kush është Bujar Nishani! – thashë unë, ndërkohë që shihja kush do të ishte prej dy punonjësve të pikës.

Kujtimi bisedoi me personin në fjalë, afrohet tek unë. – Ai është, por sa të furnizojë autobusin do të vijë! Vërtetë ai erdhi duke kërkuar ndjesë, por edhe me kureshtje se ç’ishte ky takim, ndërkohë që ne nuk njiheshim. –Përshëndetje Bujar! –Përshëndetje! Sigurisht unë ju njoh! – tha Bujari. –Kam ardhur të të bëj një propozim për të punuar me mua për zgjedhjet politike të qershorit dhe për të qenë kryetar i KZAZ-së së zonës 35- i thash.

Mbeti disi i hutuar dhe priste ndonjë sqarim më shumë. –Nëse pranon, do të largohesh nga puna, pasi do të jesh çdo ditë në komision! Mendohu dhe më thuaj në telefon. U ndamë për t’u dëgjuar në mbrëmje. Më telefonoi dhe me tha se pranonte dhe kështu nisi bashkëpunimi ynë”, shkruan Topi.

Ka reguar Nishani me një status të gjatë në FB, duke treguar tjetër version të raportit të tij me Topin, në një përpjekje të pastër për ta përçmuar.

“Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte.  Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD. Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja ti bëja shoqëri.

Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu pështiros. Pronarët e lokalit mund t’ja kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas por unë nuk e ‘gëlltisja’ dot atë sjellje.

Ndaj nuk ja vlente që unë t’i kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika; gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.

Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij”, shkruan Nishani.

Që të dy vijnë nga Partia Demokratike. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts