Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tjetër valë tërmetore trondit Durrësin e Tiranën: një vdekje aksidentale dhe një incident bashkëshortor

Tirana dhe Durrësit përjetuan të tjera orë të ankthshme pas një tjetër vale tërmetore të nisur që mbrëmjen e së martës rreth orës 22.00, më një goditje me magnitudë 4.8 me thellësi 7 km, në afërsi të Bubqit në Fushë Krujë, duke u pasuar me lëkundje më të lehta deri në orët e mëngjesit, rreth 7 sosh sipas IGJEUM.

Dëme nuk ka patur por viktima po, ndonëse shkaktuar tërthorazi dhe jo nga ndonjë shembje.

Ka qenë roja e një pallati në ndërtim, Thoma Rusi 62-vjeç, i cili ka rënë nga kati i dytë në panik e sipër, duke humbur jetën.

Po në Durrës, kamerat në një supermarket kanë fiksuar një çift duke bërë blerje, ku në castin e lëkundjeve, burri largohet vërtik pa pyetur për gruan, madje duke e rrëzuar këtë të fundit në turravrapin drejt derës. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts