Thriller arkeologjik: “ringjallet” fytyra e një të riu që vdiq 1300 vjet më parë

Shkencëtarët kanë bërë një rikonstruksion të mahnitshëm të një njeriu i cili, në atë që tani është Zvicra, ka jetuar në vitin 700 të erës së re.

Atij iu dha emri latin Adelasius Ebalchus, duke pasur parasysh faktin se ka jetuar në një periudhë kur gjermanët filluan të vendoseshin në territorin e Zvicrës sotme.

Por emri i tij dhe ajo që ne mendojmë se e dimë për të janë kryesisht spekulime. Çfarë është fakt ka të bëjë me atë që fytyra e tij u rindërtua bazuar në kafkën e skeletit, i cila u zbulua në vitin 2014 në një nga 47 varret e gjetura gjatë një ndërtimi në Grenchen.

Ai u varros me të ashtuquajturin stil romak, varri i tij u shënua me gurë, dhe këmbët e tij u drejtuan kah veriu.

Shkencëtarët zbuluan se ai ishte midis 19 dhe 22 vjeç dhe ishte pak më i lartë se një metër e gjysmë. Ai ka vuajtur nga osteomieliti kronik, një infeksion në kocka dhe mungese ekstreme e vitaminës, e cila ndoshta e çoi në vdekjen e tij të hershme. Me bindjen se varri i tij ishte shënuar me gurë, ai ndoshta kishte një status më të lartë shoqëror.

Fytyra e tij “u kthye në jetë” nga Oscar Nilsson, një arkeolog që rindërton fytyrat e skeleteve të gjetura. Ai thotë se dhëmbët e tij ishin më të mrekullueshëm.

“Unë kurrë nuk kam parë dhëmbë më të përsosur”, tha Nilsson.

Për këtë arsye, ai vendosi të vërë një buzëqeshje në fytyrën e Adelasës, e cila në fakt nuk është praktikë. Kur një fytyrë rindërtohet, sidomos në mjekësinë ligjore, nuk është e këshillueshme të injektohet buzëqeshje në fytyrë – zbulon Nilsson.

“Ne nuk duam të përshkruajmë personalitetin e dikujt për të cilin nuk dimë asgjë”, shton ky shkencëtar, shkruan National Geographic.

Fytyra e Adelasius do të ekspozohet në një ekspozitë në muzeun lokal në qershor, dhe në nëntor, si një emër i përhershëm, do të shkojë në Muzeun e Arkeologjisë në Olten. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts