Auto Dak
Auto Dak

Thjesht propagandë e Serbisë: nuk ka krizë humanitare në veri të Kosovës

Strukturat paralele serbe që operojnë në pjesën veriore të Kosovës po përpiqen të inskenojnë një situatë të gjoja se “krize humanitare” pasi sipas tyre Beogradi planifikon të tërheqë mallrat.

Këtyre inskenimeve iu fryu edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Beogradi po planifikon tërheqjen e mallrave në mënyrë që të shkaktojë katastrofë humanitare.

Ndërkohë, Serbia ka nisur të inskenojë situata, të cilat po e paraqesin një katastrofë humanitare në pjesën veriore të Kosovës.

Mediat serbe po raportojnë se banorët e katër komunave në veri të vendit, gjenden një hap prej katastrofës humanitare, pasi sipas tyre nëpër dyqanet ushqimore po mungojnë edhe artikujt themelorë.

Radosh Petroviq, nga Oda e Afaristëve në veri të vendit, ka thënë për mediat serbe se “rezervat e miellit janë shpenzuar, dhe se deri të enjten nëpër rafte nuk do të ketë as bukë”.

Por këto pretendime i mohon kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri. Ai madje ka thënë se këto janë shpifje dhe propaganda nga ana e Serbisë.

Me këtë rast ai ka apeluar te qytetarët të mos bien pre e provokimeve të Serbisë, pasi sipas tij në këtë situatë mund të ketë edhe gjakderdhje.

Problemi qëndron edhe te komuniteti serb i cili nuk pranon asistencës e institucioneve të Kosovës në veri për të zgjidhur problemet.

Një gjë të tillë e kujton edhe Behxhet Shala, udheheqës i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNJ. Shala ka theksuar se edhe qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që t’i ndihmojë qytetarët e kësaj pjese, mirëpo ata kanë refuzuar.

“Ata po refuzojnë sepse edhe qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme që t’i ndihmojë ekstra me të gjitha shërbimet, por kjo vetëm por përdoret si propagandë, sepse nuk ka mungesë”, ka përfunduar Shala.

Më parë, televizioni publik raportoi se autoritetet serbe këtë të enjte po planifikojnë të sjellin ekipe televizive në Mitrovicën veriore, Zveçan dhe Zubin Potok në mënyrë që të bëjnë xhirime me njerëz gjoja se të dëshpëruar.

Problemet në fjalë vijnë pikërisht në një kohë kur dialogu mes dy vendeve gjendet në pikën e ngecjes për shkak të taksës në njërën anë, dhe në anën tjetër refuzimit të Serbisë për të bashkëpunuar me Kosovën në nivel të shteteve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts