Thaçi iu shmanget sërish gylenistëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk i është përgjigjur sërish deputetëve që po hetojnë dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të njohur ndryshe si gylenistë, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar.

Kjo është hera e katërt që kreu i shtetit nuk i përgjigjet ftesës për raportim në komision.

Megjithatë, zyra e Thaçit ka njoftuar se raportimi do të bëhet të premten, më 26 prill.

Sipas deputetëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile, të cilët e kundërshtuan aksionin e deportimi të të gjashtëve, presidenti është “dëshmitari kyç” në zbardhjen e atij operacioni, i cili u kontestua nga shumë zëra, përfshirë dhe ndërkombëtarët, e që padyshim u vlerësua nga Ankaraja.

Dëbimi i shtetasve u krye në koordimin mes autoriteteve kosovare dhe atyre turke.

Personat e arrestuar janë ekstraduar në Turqi, si pjesë e një fushate të gjerë ndëshkuese pas grusht të dështuar të shtetit në Turqi që lëkundi stabilitetin në vend. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts