Auto Dak
Auto Dak

TESTI/ 650 euro për të papunët në Finlandë, aspak dashuri për punën

Qeveria finlandeze ka publikuar të dhënat e një testimi përfunduar një muaj më parë, ku u eksperimentua me 2.000 shtetas të papunë të zgjedhur rastësisht. Atyre iu dha mundësa për t’u bërë evropianët e parë të cilët marrin një të ardhur, më saktë një pagë mujore prej 560 euro të paguara nga shteti për dy vjet, pavarësisht nëse ata punojnë apo jo.

“Ndikimi në punësim për vitin e parë të testimit ishte i vogël”, tha ministri finlandez i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Pirkko Mattila.

Finlanda po shqyrton alternativat për rinovimin e modelit të saj të mbrojtjes sociale, e cila është një detyrë e madhe që e pret fituesin e zgjedhjeve parlamentare në muajin prill.

Testimi është një përpjekje për të ofruar një rrjet sigurie për ata që nuk mund ose nuk duan të punojnë, në të njëjtën kohë duke i inkurajuar ata për të pranuar punë me pagët të ulët ose të përkohshme, pa frikën e humbjes së pagës së ofruar nga shteti.

Edhe pse ndikimi në papunësinë ishte minimal, të anketuarit raportuan se ishin më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

“Përfituesit e të ardhurave primare raportuan përmirësim në të gjitha çështjet”, tha studiuesi Olli Kangas.

Plani qeveritar fillestar i qendrës së djathtë po zgjeron të ardhurat bazë pas dy vitesh, sepse dëshiron të luftojë papunësinë afatgjatë.

Në vend të kësaj, vitin e kaluar qeveria ka marrë masa të reja duke futur dënime për të papunët që refuzojnë ose nuk duan të pranojnë punë, ndërkohë që marrin kontribute. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts