reklama juaj ketu

Tenisti rumun dënohet me përjashtim të përhershëm nga tenisi profesionist për paracaktim rezultatesh

Alexandru-Daniel Carpen është përjashtur përgjithmonë nga tenisi profesionist pasi ka pranuar përfshirjen në paracaktim rezultatesh.

Njoftimin e ka dhënë Njësia e Integritetit të Tenisit (TIU), që ka ofruar dhe shpjegimin për vendimin në një deklaratë të saj.

Hetimi i TIU-së ka zbuluar se tenisti rumun i ka kërkuar në tetor të 2013-s një lojtari tjetër përfshirjen në aktivitetin e paracaktimit të rezultateve në shkëmbim të parave.

Rumuni 30-vjeçar, që duhet thënë se nuk ka patur një karrierë të admirueshme në tenisin profesionist, me një renditje të mjerueshme në klasifikimin botëror, e ka pranuar akuzën që dy vite të shkuara, por vendimi është marrë pas shqyrtimit të plotë të rrethanave.

Një tjetër tenist, australiani Nick Lindahl, u dënua një ditë më parë me shtatë vite përjashtim për arsye të ngjashme.

Prej kohësh ka patur zëra për paracaktim të rezultateve në tenis, edhe në nivele të larta. /tesheshi.com/