Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tek tregu i hajvanëve në Shkup: mixhës që nuk po ia blen kush bagëtitë

Nga Mensur Krasniqi

Shumë bagëti e pak blerës – ky është shqetësimi i bujqve në tregun e kafshëve gjatë çdo të marte në Shkup.  Pazarllëk i madh në çmime: “zgjate dorën për kaq, zgjate për aq”, dhe në fund asessi të mos dakordohesh.xha musai

Por është ky edhe një sezon tjetër i dobët për bujqit që shpresonin në mos nga vendasit, të paktën nga kurbetçinjtë që në prag të festave të fundvitit të blejnë diç nga bagëtitë e tyre.

Është bujku Musa Jusufi ai i cili rrëfehet për portalin tesheshi.com lidhur me gjendjen e tregut të “hajvanatit”(kafshëve) siç e quajnë shkupjanët.

lopa

“Çdo javë dobët e ma dobët. Popullata s’ka pare, krizë e madhe financiare. Shihni, çdo të marte në këtë treg ka mjaft hajvanat po shumë pak blerës. Kur edhe kurbetçarët po bëjnë pazar në çmim, çka mbeti për neve”, thotë mixha Musa.

Mixha Musa kishte nxjerrë në treg për shitje që nga bagëtitë më të vogla deri një dem që e kishte.

“Në këtë treg të kafshëve, ashtu siç po e shihni edhe vet kam nxjerr në shitje prej qengjit, viçit, myshtjerës, lopës, e deri në dem. Ka të tjerë që gjatë kësaj dite nxjerrin për shitje edhe kuaj  e kafshë të tjera, mirëpo 90 për qind e hajvanatit këtu janë këto që du të shes unë”, shtoi mixha Musa.

vathet

 

Po vathët pse?!

I pyetur për arsyen e mbajtjes së vathëve në veshin e bagëtive, dhe pse jo çdonjëra prej tyre ka nga një, mixha Musa u përgjigj: “Këto janë vathët me të cilët identifikohen bagëtitë dhe që janë  dëshmi  kontrolli dhe dezinfektimi nga veterineri. Po ashtu, këto vathë shërbejnë për marrjen e subvencioneve vjetore për kokë bagëtish nga ana e shtetit, të cilat për fat të keq nuk po na japin”, shprehet i mërzitur xha Musa.

 

peshorja

Katërkëmbësh tekanjozë!

Por sa interesante, aq edhe e vështirë është mënyra e peshimit të kafshëve, meqë jo gjithë katërkëmbëshat në fjalë  janë të dëgjueshme. Sepse ka dhe prej atyre, siç thotë mixha Musa të “çoroditura”, që të bëjnë të heqish gazepin derisa t’i hypish në peshore, pra e çojnë në këmbë gjithë pazarin.

 

 

Nga hajvanët, tek çaji

Në këtë kohë të ftoftë dimri, për ta fituar ndonjë qindarkë në tregun e kafshëve, nuk mungonin edhe shitësit e çajit.

xha musai1

“Kemi dalur këtu për të fituar ndonjë dinar. Është koha e ftohtë dhe bujqt tregtarë që kanë dalur për të shitur bagëtitë e tyre vijnë dhe marrin nga çaji që ne ua përgadisim. Të informuar se nëpër fshatra çaji është pija më e zakonshme e bujqve, ne shërbejmë vetëm çaj. Nuk ka bujk çka nuk i pi minimum 3-4 çaja në ditë. Jemi të kënaqur nga ta, po do ishim edhe më të kënaqur sikurse të kishte treg të kafshëve çdo ditë dhe jo vetëm të martave”, thotë me shaka një shitës çaji.

Vërejtje e madhe që vlen të potencohet në fund është fakti se po ky treg lë përshtypjen se je nisur tek një deponi mbeturinash. Një papastërti e madhe dhe aspak rend.  Andaj shitësit njëzëri nëpërmjet portalit tesheshi.com kërkuan nga institucionet shtetërore që atyre t’iu sigurojnë kushte më të mira për shitjen e bagëtive në treg. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts