728 x 90 Leaderboard

Teatrit Kombëtar, Veliaj: edhe shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë kanë hise aty

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka organizuar takimin e paralajmëruar mes komunitetit të artistëve dhe arkitëktëve dhe inxhinierëve të ndërtimit, lidhur me fatin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën hyrëse të Veliajt, ai u përcolli kundërshtarëve nga ana e artistëve, mesazhin se godina nuk është e tyre, siça ta pretendojnë

“Ndërtesa është pronë shtetërore, nuk është pronë vetëm e aktorëve.

Është pronë e çdo qytetari, unë besoj se është pronë edhe e atyre që nuk kanë vajtur në teatër, nuk kanë mbushur moshën.

Edhe ata meritojnë të shkojnë në një teatër të ngrohtë. A është vetëm e artistëve apo edhe e gjithë qytetarëve? Pyetja është kjo: A mos është edhe e artistëve që vijnë nga Kosova dhe atyre nga Maqedonia, mos ka ardhur koha t’i ftojmë dhe ata në dëgjesë se po flasim për Teatrin Kombëtar të shqiptarëve jo për një fiksim nostalgjik të vetëm një grupi?”, ka deklaruar Veliaj.

Ka patur nga ana tjetër një deklaratë nga aktori Neritan Liçaj, në emër të atij grupi që nuk pranon prishjen e godinës ekzistuese, ku theksohej se nuk mund të negociohet, si prishja e si ndërtimi i të riut në atë tokë që ata e quajnë të tyren. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts