728 x 90 Leaderboard

Teatri Kombëtar, Rama mbledh rebelët dhe e bën fakt të kryer: do shembet, ja i riu

Kryeministri Rama e ka bërë fakt të kryer shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin po aty të të riut. E ka thënë këtë me plot gojën, duke patur madje para vetes dhe atë grup artistësh të cilët janë rebeluar së fundi, duke kërkuar që godina ekzistuese të mbetet po ajo, ama e rikonstruktuar. Por shefi i qeverisë i ka thënë, qetësisht dhe këmbëngulësisht jo.

“Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët”, tha Rama.

Ai nuk e ka fshehur as faktin se ndërtimi i tij do jetë me skemën e njohur PPP. “Teatri është pjesë e një propozimi për një partneritet publik privat. Sipërmarrësi garanton projektin për teatrin e ri, por nuk vjen për të humbur”, u shpreh kryeministri. Më pas është bërë prezantimi i detajuar i projektit duke mos patur asnjë reagim nga salla, nëse mund ta kishte prej atyre që e kundërshtojnë ndërtimin e një të riu. /tesheshi.com/

 

 

Related posts