Të verbrit mund të shikojnë sërish? Ja çfarë thotë eksperimenti i fundit

Qelizat e marra nga sytë e të vdekurve mund t’u rikthejnë shikimin të verbërve, ndonëse jo plotësisht. Ky është rezultati i eksperimenteve të kryera nga mjekët britanikë të Kolegjit Universitar të Londrës me kaviet.

Atyre iu transplantuan qelizat njerëzore të syrit, të cilat u rikthyen shikimin. Sipas mjekëve, e njëjta metodologji mund të aplikohet për t’u rikthyer shikimin personave të verbër. Studimi është publikuar së fundi në revistën shkencore “Stem Cells Transitional Medicine”, ku thuhet se pacientëve nuk do të mund t’u rikthehet shikimi mjaftueshëm sa për të lexuar.

Eksperimentet tek njerëzit pritet të nisin brenda 3 vitesh.  Ekspertet e konsiderojnë këtë zhvillim si mjaft pozitiv./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts