NDËRGJEGJA/ Të rinj serbë shtrihen përtokë: na falni për krimet e atyre para nesh! (foto)

Sot në rrugët e Beogradit ka qenë e pranishme një performancë e të rinjve serb përmes së cilës janë kujtuar viktimat civile shqiptare të shkaktuara nga lufta e para njëzet viteve.

Me moton “I kujtojmë krimet në Kosovë”, Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut në Beograd (YIHR) dolën në rrugë ku në duar mbanin pankarta me emrat e vendeve në të cilat janë kryer masakrat më të tmerrshme gjatë luftës. Pranë tyre, shiheshin njerëz të shtrirë në tokë, që paraqisnin viktimat e luftës.

Image may contain: one or more people, outdoor and text

“Kujtojmë se përveç bombardimeve të NATO-s, banorët shqiptarë në Kosovë i janë ekspozuar edhe spastrimit etnik nga ana e regjimit të Slobodan Milosheviqit ndërsa forcat e armatosura kanë kryer një numër të madh”, thuhet në deklaratën e YIHR.

“Me këtë rast ne shprehim dhimbjen dhe simpatinë tonë të thellë për familjet e të vrarëve”, tha kjo organizatë.

Kjo nuk është hera e parë që organizatat e të rinjve i kanë shprehur keqardhje popullit të Kosovës për krimet e kryra nga qeverisja serbe. Ndërkohë, në mesin e politikanëve serb ka pasur deklarata se “ka rrezik që të rinjtë serb të mos përkrahin veprimet tona të dikurshme”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts