728 x 90 Leaderboard

Të mos pajtohesh me regjimin në Egjipt: a mund të përfundojë Muhamed Salah si Muhamed Abu Trik? (video)

Para se Egjipti të krenohet me Muhamed Salah, ky vend kishte një tjetër lojtar i cili ishte një i preferuar i miliona njerëzve. Ai konsiderohej një ambasador i shkëlqyer i muslimanëve në botën e futbollit, pasi në vitin 2008 fitoi simpati të veçantë kur gjatë një ndeshjeje me përfaqësuesen, nën bluzë kishte mbishkrimin: “Solidaritet me Gazan”. Bëhet fjalë për Muhammed Abu Trik, i njohur nën pseudonimin El Magico, ish-ylli i futbollit egjiptian para Muhammed Salah pak vite më parë.

El Magico udhëhoqi Kairo Al Ahly SC drejt fitoreve të një numri trofesh, ndërsa me kombëtaren e Egjiptit fitoi tre herë Kupën Afrikane të Kombeve. Kjo bëri që katër herë ai të zgjidhet lojtari më i mirë në Afrikë nga CAF (Konfederatës Afrikane të Futbollit).

Por fati i tij më së miri ilustron se sa e rrezikshme është në Egjipt nëse nuk je mbështetës i regjimit.

Në vitin 2017, ai u rendit në listën e terroristëve të kërkuar nga autoritetet, pasi ishte në anën e protestuesve në sheshin Rabia, në vitin 2013, gjatë reagimit masiv ndaj grushtit të shtetit të Sisit që sot është në pushtet, ardhur aty me forcën e armëve.

Edhe Muhammed Salah ka shfaqur shenja të ngjashme, të paktën deri më tani duke u konfrontuar verbalisht me drejtuesit e Federatës egjiptiane, të cilën e ka akuzuar për abuzim me imazhin e tij.

Përfaqësuesit e regjimit i kërkuan gjithsesi falje zyrtare Salah-ut dhe premtuan të heqin foton dhe emrin e tij nga reklamat, vënë pa leje.

Por konfrontimi mes Ebu Trik dhe regjimit, megjithatë, është shumë më i thellë dhe natyra krejtësisht të ndryshme

E ndërsa pritet që Muhamedi Salah të udhëheqë ekipin kombëtar në Kupën e Botës në Rusi këtë vit, ku Egjipti rikthehet pas 28 vitesh, fati i El Magic, i cili jeton në mërgim në Katar mbetet i pasigurt. /tesheshi.com/

Ndiqni një video me paraqitjet e El Magic:

Related posts