728 x 90 Leaderboard

Tani Adroid 7.1 mund të provohet edhe nëse nuk keni një pajisje Google Pixel

Ashtu siç kishte premtuar një javë më parë, Google ka bërë të mundur që versioni i Adroidit 7.1  të provohet nga zhvilluesit,  ndonëse për momentin është ekskluziv vetëm për pajisjet e sapodala Google Pixel dhe Pixel XL.

Ja disa nga karakteristikat e versionit 7.1:

  • Mbështet platformën VR “Daydream”
  • Mbështet formatin GIF direkt nga tastiera
  • Është e mundur të krijohen ikona në formë rrethore
  • Shkurtime me anë të prekjes 3D
  • Ka modalitetin HDR+ në aplikacionin e kameras

Për të provuar këtë version duhet të shkoni të faqja e dedikuar e Google. Dhe në fund, siç bën më dije Google në faqen e vet, kushdo që ka një pajisje Sony Xperia Z3 mund të marrë pjesë në programin e zhvilluesve për Android N të Sony-t. /tesheshi.com/

Related posts