728 x 90 Leaderboard

Taksat “Rama”, biznesi amerikan i del kundër

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford ka akuzuar qeverinë se po e pengon biznesin duke rritur taksat vazhdimisht. Në një intervistë për TCH, ai renditi të gjitha ato që sipas tij nuk shkojnë politikat fiskale të qeverisë.

“Nëse shikon në letër taksa e fitimit është15 për qind, dhe nuk duket një normë shumë e lartë krahasuar me botën.  Por, janë 30 taksa dhe tarifa të tjera të vogla të cilat e çojnë barrën e taksave 20-30 për qind, e ndoshta deri në 40 për qind të fitimit, ose të të ardhurave personale”, thotë Craëford.

Sipas tij, taksat e larta janë prej vitesh pengesa kryesore e biznesit në Shqipëri. Madje, ai thotë se politika fiskale shpesh është kaotike.

“Është e pamundur që një kompani të ndërtojë hotel me 5 yje kur nga një anë hiqen taksat, por nga ana tjetër shtohet një taksë në rrugë për turistët nga Kosova që vijnë këtu”, tha presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë.

Por taksat e larta nuk janë problemi i vetëm që vuan sipërmarrja. Crawford shton se, ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri politika e taksave nuk ka qëndrueshmëri.

“Nëse ne e ndryshojmë paketën fiskale vit për vit dhe gjatë vitit shtojmë tarifat, është shumë e vështirë për një kompani të huaj të planifikojë. Ata kanë aksionerët e tyre, burimet e tyre dhe pritshmëritë e tyre nga jashtë”, shprehet Crawford.

Sipas kreut të Dhomës amerikane, klima e paqartë dhe taksat e larta kanë dekurajuar shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri.

 “Unë nuk jam shumë i shqetësuar për ata që janë këtu, madje duhet të kujdesem për ata që janë këtu sepse janë publicitet më i mirë, ose më i keq, për të tjerët që mund të vijnë. Por jam i shqetësuar për ata që mund të kishin ardhur dhe nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Nuk jemi në nivelin që mund të jemi rehat me këtë situatë siç është aktualisht”, deklaroi drejtuesi i bizneseve amerikane në Shqipëri duke folur për Top Channel. /tesheshi.com/

 

Related posts