Auto Dak
Auto Dak

TAKIMI/ Frytet nga Uashingtoni: Erdogan stopon rezolutën amerikane për armenët dhe çështjen S-400

Takimi i mbrëmshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan duket të kenë qenë tejet frytdhënës, nisur nga rezultatet e nxjerra nga ky takim.

Duke nisur nga mosmiratimi i rezolutës kontroverse lidhur me gjenocidin armen, e deri te dakordësimi për të vazhduar operacionin në Siri, liderët e të dy vendeve janë ndarë të kënaqur nga të arriturat e takimit.

Sipas medias amerikane The Hill, e cila është e afërt me Shtëpinë e Bardhë, Senati e ka konsideruar se do të ishte e pakuptimtë që të pritej me nderime një lider, shtetin e të cilit e ngarkojnë me rezoluta gjenocidi.

Edhe Presidenti Erdogan para takimit ishte shprehur i bindur se rezoluta nuk do të aprovohej, duke shtuar se vazhdon t’ua hapë rrugën historianëve e jo politikanëve për të hetuar ngjarjet e vitit 1915.

Në anën tjetër, Trump tha se ai dhe Erdogan kanë udhëzuar zyrtarët e tyre të lartë të “fillojnë menjëherë punën për zgjidhjen e çështjes S-400”.

Pranimi i sistemeve S-400 nga ana e Turqisë, tha Trump, “krijon disa sfida shumë serioze për ne, dhe ne po flasim vazhdimisht”.

“Ne folëm për të sot. Do të flasim për të në të ardhmen. Shpresojmë se do të jemi në gjendje ta zgjidhim këtë situatë”, shtoi Trump.

Lidhur me zgjerimin e vëllimit të tregtisë dypalëshe për të arritur në 100 miliardë dollarë, Trump tha se ai mendon se dy vendet kanë bërë “përparim të jashtëzakonshëm në këtë drejtim”.

Trump gjithashtu shtoi se askush në Evropë nuk mund të krahasohet me Turqinë sa i përket strehimit të refugjatëve.

Lideri turk tha se afro 40 miliardë dollarë kanë qenë shpenzime për refugjatët, ndërsa Evropa nuk i ka përmbushur detyrimet ndaj Turqisë as me 3 miliardë sosh. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts