Takim mes të barabartësh: fotot më të mira nga samiti Trump-Kim Jong

Qytet-shteti i Singaporit mikpriti takimin historik midis presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe liderit të Koresë së Veriut, ndërsa e gjithë bota ishte ngulur para ekranit. Dy liderët treguan respekt për njëri-tjetrin që në momentin e parë të takimit.

Flamujt amerikanë dhe ata koreano-veriorë ishin rreshtuar baraz. Skena ishte e fortë dhe një fitore e madhe për Kim, i cili punoi shumë për t’u dukur i barabartë me presidentin amerikan.

Më poshtë janë fotografitë më të mira të shkrepura në momentet më vendimtare të samitit.

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndet gazetarët ndërsa arrin në hotelin Shangri La në Singapor.
Lideri koreano-verior, Kim Jong-un, del nga “Marina Bay Sands” përpara se të kryejë një tur në Singapor.
Kim ndërmerr një shëtitje gjatë natës në disa prej pamjeve më panoramike të Singaporit.
Autokolona e Trump i drejtohet ishullit Sentosa për takimin me Kim.
Autokolona e Trump kalon përmes rrugëve të Singaporit.
Mbështesja e Trump nga Kalifornia, Victoria Kim feston takimin jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Një punonjës pastron vendin e saktë ku pritet të takohen Trump dhe Kim dhe ku ata do të shtrëngojnë duart në nisje të samitit.
Trump dhe Kim shtrëngojnë duart në nisje të samitit.
Kalimtarë në Tokio shohin një transmetim live të takimit midis Trump dhe Kim.
Buzëqeshjet mbizotërojnë ndërsa Trump dhe Kim shtrëngojnë duart.
Fotografët mblidhen në stacionin hekurudhor të Seulit në Korenë e Jugut.
Trump bën shenjën e OK ndaj Kim.
Kim ecën së bashku me Trump përmes hotelit Capella.
Trump dhe Kim shijojnë një moment të gëzuar në hotelin Capella
Trump dhe Kim në verandë
Trump dhe Kim bëhen gati të nisin takimin e tyre dypalësh.
Kim Jong Un dhe Donald Trump nënshkruajnë dokumentet pas takimit.
Kim Jong Un dhe Donald Trump largohen pas nënshkrimit të dokumenteve.                                                                                                                                              Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts