Stuhitë në Shtetet e Bashkuara: valë me lartësi gjashtë metra në liqenin Michigan

Stuhia shkaktoi valë deri në gjashtë metra në liqenin Michigan në shtetin federal të SHBA, raporton Agjencia Anadolu.

Për shkak të kushteve të liga të motit, një pjesë e rrugës që qytetarët përdorin për të vrapuar është e përmbytur. Në veriperëndim të Indianas, trafiku është vështirësuar dhe kushtet më të favorshme të motit priten të shtunën.

Për shkak të një stuhie bore që kishte përfshirë këtë zonë në Çikago para Vitit të Ri, u lëshua një paralajmërim nga stuhia e rrezikshme.

Stuhitë e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë pasur ndikim negativ në jetën e banorëve në verilindje të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë se 100,000 njerëz në verilindje të vendit kanë mbetur pa energji elektrike. Mbi 3,000 fluturime janë anuluar për shkak të stuhisë së madhe. Fluturimet në aeroportin JFK në Nju Jork u pezulluan gjithashtu.

Për shkak të motit të ftohtë gjatë shtatë ditëve të fundit, humbën jetën 17 vetë. /tesheshi.com/

Related posts