728 x 90 Leaderboard

Studimi: vëllezërit dhe motrat ndihmojnë në zhvillimin e ndjeshmërisë

Të kesh një vëlla, apo motër, mund të na bëjë më të mirë dhe më të ndjeshëm dhe rritja me njëri-tjetrin mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një fëmije.

Kjo është ajo që del nga një hulumtim i ri i përbashkët i Universitetit të Calgary, Universitetit Kanadez të Lavalit, Universitetit të Tel Avivit dhe atij të Torontos, sipas të cilit fëmijët që kanë vëllezër e motra janë të sjellshëm, të ngrohtë dhe mbështetës dhe rriten shumë më të ndjeshëm në lidhje me fëmijët e vetëm.

Po kështu, vëllezërit e motrat më të mëdhenj luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e të miturve dhe, së bashku me prindërit e tyre, veprojnë si model, duke i ndihmuar fëmijët të mësojnë për botën.

“Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e konsiderimit se si të gjithë anëtarët e familjes, jo vetëm prindërit, kontribuojnë në zhvillimin e fëmijëve,” sugjeron Sheri Madigan, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin e Calgary dhe bashkëautor i studimit./tesheshi.com/

Related posts