Auto Dak
Auto Dak

Studimi: kush flet më shumë se dy gjuhë, kursehet nga demenca

Një studim i ri kanadez ka ardhur në përfundim se të folurit e më shumë se dy gjuhëve është ndihmesë në luftimin e demencës.

Studimi i kryer nga hulumtuesit e University of Waterloo, kanë pasur mostër të moshuarit që gjendeshin në strehimore sociale dhe përfundimet na shfaqin rezultate të mira për ata që flasin dy e më shumë gjuhë.

Ata që flasin më shumë se katër gjuhë, thotë studimi, ishin 6 % të prekur nga demenca, për dallim nga 36% të atyre që flisnin një gjuhë apo dy.

Ky është një eksperiment natyral, thonë autorët, të cilët shtojnë se disa faktorë të tjerë si stili i jetës dhe ai socio-ekonomik mund të kenë rol të madh në parandalimin e kësaj sëmundjeje tipike te të moshuarit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts