Studimi: Gratë me 5 e më shumë fëmijë, më të rrezikuara nga Alzheimeri

Rreziku nga Alzheimeri mund të rritet për 70 për qind te gratë që kanë pesë ose më shumë fëmijë, ka treguar një studim i publikuar nga CNN.

Në studim kanë marrë pjesë 3.500 gra të moshës mbi 60 vjeç në Korenë e Jugut dhe Greqi, dhe hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se gjasat që gratë që lindin pesë ose më shumë fëmijë të vuajnë nga Alzheimeri në pleqëri janë 70% më të larta se e atyre që kanë më fëmijë.

Studimi gjithashtu ka treguar se gratë që kanë përjetuar një apo dy shtatzëni të paplota kanë shumë më pak gjasa për të zhvilluar Alzheimerin sesa gratë që nuk kanë qenë kurrë shtatzënë.

Neuropsikiatri Ki Woong Kim nga Universiteti Kombëtar i Seulit, tha se rritja në masë të madhe dhe rënia e menjëhershme e estrogjenit dhe hormonit të stresit te gratë mund të jenë shkaktarë të rritjes së rrezikut të Alzheimerit, gjendje kjo që mund të ndikojë negativisht në aktivitetet e trurit.

Sipas Raportit Botëror të Alzheimerit,  më shumë se 47 milionë njerëz vuajnë nga demenca. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts