Auto Dak
Auto Dak

Studimet: Brokoli është “thembra e Akilit”

Nëse ende nuk jeni bindur për të përdorur perime në sasi të bollshme, ky studim mbase do të ju ndihmojë që të ndërroni kurs.

Si fillim, brokoli posedon përbërës të shkëlqyer të cilët e mposhtin kancerin.

Sipas studimeve të fundit, kanceri e ka një “thembër të Akilit”, dhe ajo është pikërisht brokoli.

Brokoli është pjesë e familjes së perimeve ku hyjnë lakra, lakra e Brukselit dhe lulelakra, e që të gjitha përbëjnë burime të shkëlqyera vlerash.

Edhe pse shumë njerëz nuk u pëlqejnë shijen e tyre – këto perime përmbajnë një molekulë të vogël por të fuqishme që “dektivizon” gjenin përgjegjës për rritjen e kancerit tumoroz, i njohur si gjeni WWP1.

Autori i studimit Pier Pierce Pandolfi, drejtor i Institutit të Kërkimeve mbi Kancerin në Qendrën Mjekësore Beth Israel, tha se zbulimi mund të hapë rrugën për një trajtim të ri të sëmundjeve malinje. Studimi është publikuar në revistën shkencore Science. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts