Studentët: Senati u plotëson kërkesat, Rama i “fton” në mësim

Senati i Universitetit të Tiranës iu është përgjigjur pozitivisht kërkesave studentore, ku në një deklaratë prej gjashtë pikash, sqaron se do garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse.

Ky qëndrim ka sjellë reagimin e kryeministrit Rama, sipas së cilit nuk kamë vend për mosfillim mësimi normalisht.   

“Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT.Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht. Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet MeStudentët”, shprehet Rama.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts