Specialja thërret dhe Jakup Krasniqin, njeriun e “penës” në UÇK

Në Hagë, te Specialja e atjeshme krijuar apostafat për UÇK-në, do të shkojë dhe ish-zëdhënësi i saj Jakup Krasniqi.

Njeriu që si post të lartë politik pas çlirimit mbajti vetëm atë të kreut të Kuvendit të Kosovës, duke qenë pjesë e PDK-së së Thaçit, tha se do shkonte, edhe pse ka qenë e është kundër kësaj strukture  gjykuese.

“Përkundër bindjeve të mia sa i përket kësaj gjykate politike, të krijuar me presion politik nga njerëzit që bartin funksione të larta shtetërore në Kosovë dhe themelimin e saj me votën e atyre deputetëve që ishin numra në Kuvendin e Kosovës, unë do të prezantohem në hetuesinë e Gjykatës Speciale”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Njeriu që ka qenë një ndër simbolet e luftës duke kryer detyrën e zëdhënësit, pason kështu Haradinajn, që një ditë më parë dha dorëheqje për të njëjtën arsye. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts