Auto Dak
Auto Dak

Spanja kundërshton bllokimin e traktatit BE-Mercosur

Qeveria spanjolle është kundër bllokimit të marrëveshjes tregtare BE-Mercosur, tha qeveria spanjolle, raporton AFP.

Spanja “nuk është në pozitën e bllokimit të marrëveshjes tregtare” të Bashkimit Evropian dhe bllokut të Amerikës së Jugut-Mercosur, të propozuar nga presidenti Francez Emmanuel Macron të premten, sipas një mesazhi të qeverisë në Madrid.

“Spanja ka qenë në pararojë të përpjekjeve të fundit për të nënshkruar marrëveshjen BE – Mercosur, e cila hap mundësi të mëdha për këto dy blloqe rajonal”, thuhet në mesazh, duke mohuar bllokimin e kësaj marrëveshje të tregtisë së lirë.

Marrëveshja, një nga më të mëdhatë e arritur ndonjëherë nga Bashkimi Evropian për 770 milion konsumatorë dhe 18,000 miliardë euro në prodhim të brendshëm bruto (PBB), megjithatë, ngre shqetësime midis fermerëve evropianë që kanë frikë nga konkurrenca e padrejtë, raportoi France Presse.

Në 2018, BE dhe Mercosur patën një shkëmbim tregtar prej gati 88 miliardë eurosh. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts